Kam dëgjuar që Bashkia po miraton vendimin e ri për taksat dhe tarifat vendore. Megjithatë, unë nuk kam asnjë informacion mbi përmbajtjen e draft vendimit dhe më e rëndësishmja, sa taksa duhet të paguaj. Si duhet të veproj?

Ligji për për veteqeverisjen vendore garanton të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes nga Bashkia. Në këtë mënyrë, ju mund të ushtroni të drejtat tuaja duke fillimisht marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Mbledhjet janë të hapura për publikun dhe mund të merrni pjesë sipas rregullave që përcaktohen në rregulloren e Këshillit. Në rastin e miratimit të vendimit të ri për taksat dhe tarifat vendore Këshilli bashkiak përpara shqyrtimit dhe miratimit të këtij akti duhet të zhvillojë seanca këshillimi me bashkësinë. Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët e grupet e interesit, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata jofitimprurëse ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.

Gjithashtu, ligji parashikon që çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes vendore. Lex Ferenda ka marrë përsipër që të ndihmojë qytetarët e Urës Vajgurore, Përrenjasit, Libohovës dhe Devollit për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare në marrjen e vendimeve. Në rast se keni nevojë për ndihmë dhe këshillim ligjor se si mund të ushtroni të drejtat tuaja gjatë marrjes së vendimeve nga Bashkia juaj na shkruani në adresën info@lexferenda.al

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery

Na shkruani

Në rast se keni nevojë për ndihmë dhe këshillim ligjor se si mund të ushtroni të drejtat tuaja gjatë marrjes së vendimeve nga Bashkia juaj na shkruani në adresën info@lexferenda.al