Rreth nesh

Lex Ferenda është një organizatë e shoqërisë civile e krijuar nga një grup juristësh të rinj të cilët kanë si qëllim të ndihmojnë në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri nëpërmjet kombinimit të veprimtarive që ndihmojnë qytetarët e thjeshtë me veprimtari që kanë si qëllim përmirësimin e politik-bërjes. Qendra punon për të mbrojtur vlerat demokratike, një shoqëri të hapur dhe respektimin e të drejtave themelore.

Ne besojmë që në një shoqëri demokratike qytetarët kanë forcën për të ndryshuar strukturat sociale, ekonomike dhe politike. Për këtë qëllim, ne ndihmojmë qytetarët si dhe organizatat e shoqërisë civile që së pari, të përdorin mjetet ligjore për zgjidhjen e problemeve që prekin komunitetin e tyre, së dyti, të kërkojnë ndryshimin e politikave që prekin interesat e tyre si dhe së treti, të kërkojnë llogari nga zyrtarët publik për përmbushjen e detyrave të tyre.

Ne jemi krenar për rrethin e bashkëpunëtorëve të jashtëm që ndihmojnë Lex Ferendën në forcimin e shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike në shoqërinë shqiptare. Falë bashkëpunëtorëve tanë, ne mund të asistojmë publikun dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile me këshilla ligjore, procese gjyqësore strategjike, analiza të politikave, pjesëmarrje në hartim legjislacioni në fusha si aksesi në drejtësi, e drejta mjedisore dhe e energjisë, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe reforma e administratës publike.

Misioni ynë

Lex Ferenda ka si qëllim të:

  • Kontribuojë në forcimin e shtetit të së drejtës, aksesin në drejtësi dhe rritjen e efiçencës së sistemit gjyqësor në Shqipëri;
  • Promovojë parimet dhe rregullat demokratike bashkëkohore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
  • Promovojë proçesin e integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet zhvillimit të identitetit Europian dhe vlerave europiane në shoqërinë shqiptare;

Shëmbuj të punës tonë

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery