Prezenca e OSBE në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur financiarisht studimin tonë mbi përgatitjen akademike dhe aftësitë praktike të avokatëve të rinj.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka mbështetur financiarisht, nëpërmjet programit ACHIEVE, projektin tonë HELP - CSO i cili zbatohet në bashkëpunim me dy organizata partnere.

REC Shqipëri

REC Shqipëri ka zbatuar programin ACHIEVE i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili ka si qëllim të nxisë dhe promovojë pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në politikë-bërje dhe në ndihmën për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë sipas marrëveshjes së stabilizim asociimit.

Milieukontakt Albania

Organizatë partnere me një eksperiencë të gjerë në fushën e mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qendrueshëm.

EcoAlbania

Organizatë partnere me një historik të jashtëzakonshëm në aktivizmin qytetar në mbrojtjen e sistemeve natyrore.

Grant Thornton Albania

Grant Thornton është një këshilltar biznesi që ndihmon organizatat për të zbuluar mundësitë e tyre për t’u rritur. Grant Thornton, si pjesë e përgjegjësisë sociale, asiston Lex Ferendën, pa pagesë, në zbatimin e legjislacionit tatimor dhe në garantimin e një transparence më të lartë, duke shtuar në këtë mënyrë besueshmërinë e donatorëve.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar është një organizatë partnere që vepron si një organizatë përfaqësuese e 23 organizatave të pavarur të agrobiznesit.

Grupimi të Mbrojmë Lumenjtë

Grupimi të Mbrojmë Lumenjtë është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e lumenjve shqiptar dhe komunitetit që e ka të lidhur jetesën me ujin e lumenjve nga ndërtimi i një numri jashtëzakonisht të madh të hidrocentraleve.
how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.