Karriera

Në Lex Ferenda ne punojmë pafund për të ndikuar sadopak në shoqërinë shqiptare. Ne asistohemi shumë, pa pagesë nga rrethi i bashkëpunëtoreve të jashtëm. Shumicën e herëve, shpërblimi ynë i vetëm është fakti që puna jonë mund të përmirësojë shoqërinë në të cilën të gjithë jetojmë. Ne besojmë në ndryshim dhe duam të fuqizojmë shoqërinë shqiptare që kërkojë ndryshimin.

Vlerat tona themelore janë parimet udhëheqëse të punës tone. Ne jemi profesionistë që vlerësojmë rezultatet dhe veprimin si dhe jemi të hapur dhe transparent.

Në Lex Ferenda ju do të keni mundësinë për të kontribuar në zgjidhjen e disa prej problemeve ligjore më të mëdha të Shqipërisë si dhe të punoni në projekte dhe iniciativa të ndryshme, duke fituar në këtë mënyrë eksperienca të vlefshme për të ardhmen. Gjithashtu, mund të përfitoni duke punuar me profesionistë të tjerë të talentuar si dhe të keni një nivel të lartë autonomie dhe përgjegjësie.

Ne kërkojmë për individë me pasion që duan të rriten profesionalisht dhe të lënë gjurmë në ambientin ligjor shqiptar. Për më tepër, ne kërkojmë individë që dinë të zgjidhin problemet dhe të jenë të aftë për të punuar me afate të ngushme si dhe nën presion. Gjithashtu, ju duhet të jeni pozitiv, me qasjen që çdo gjë mund të zgjidhet dhe të dini të punoni në skuadër.

Në rast se mund të tregoni aftësi udhëheqëse dhe jeni të aftë që në vazhdimësi të përmbushni detyrat, ju do të keni mundësi për rritje në karrierë si brenda organizatës tone ashtu edhe në rrethin tone të partnerëve dhe profesionistëve.

We have a strict unbiased recruitment procedure. We are aware that only the best of the best can deliver the results that we require and therefore we want to hire the best legal talents.

This means that the recruitment process goes through a short listing procedure (based on the letter of motivation and CV) and, if successful, through a written test (professional and IQ test). If you are short-listed for the interview, you will have an interview with our Executive Director and one member of the Board.

pozicionet e lira

Aktualisht nuk ka vende të lira pune.

Megjithatë, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të takuar profesionist të talentuar dhe plot energji që kanë dëshirë për të kontribuar në punën tonë. 

Në rast se keni dëshirë që t’ju marrim në konsideratë për ndonjë vend pune që mund të hapet në të ardhmen, ju lutem na dërgoni CV tuaj si dhe letrën shoqëruese në info@lexferenda.al.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.