Vlerat tona themelore

Lex Ferenda u krijua nga një grup juristësh të rinj të cilët besojnë që ndryshimi është I mundshëm. Ne kishim të njëjtat vlera themelore, pa të cilat nuk do të mund të krijonim Lex Ferendën. Në Lex Ferenda çdo bashkëpunëtor, staf ose vullnetar duhet të ketë të njëjtat vlera si më poshtë:

Transparenca

Në Lex Ferenda ne punojmë për një qeverisje të hapur dhe transparente. Për këtë qëllim, ne vetë përpiqemi të zbatojmë standardet më të larta të transparencës në marrëdhëniet me qeverinë, publikun, donatorët, partnerët, përfituesit dhe çdo palë tjetër të interesuar. Megjithatë, ne nuk bëjmë publike informacione që mund të jenë personale ose informacion i mbrojtur nga sekreti tregtare. Ne përpiqemi që të publikojmë çdo informacion financiare, strukturën qeverisëse, veprimtaritë dhe partneritetet. Ne jemi të hapur ndaj çdo kontrolli dhe, në çdo rast, përpiqemi maksimalisht për të informuar publikun mbi veprimtarinë tone si dhe origjinën dhe përdorimin e burimeve tona financiare.

Vijueshmëria

Ne besojmë që është e rëndësishme për të investuar në rritjen e organizatës dhe njerëzve tanë. Prandaj ne kemi si qëllim që të trajnojmë dhe t’i japim mundësi të reja nxënie të gjithë anëtarëve të bordit, stafit dhe vullnetarëve. Këto investime garantojmë rritjen e Lex Ferendës dhe të sektorit të shoqërisë civile në tërësi, si dhe rrisin besueshmërinë e donatorëve.

Llogaridhënia

Ne nxisim ndershmërinë dhe transparencën dhe njëkohësisht përpiqemi për të garantuar standardet më të larta të etikës dhe sjelljes profesionale. Ne jemi përgjegjës për performancën tone dhe përpiqemi të krijojmë kushtet për llogaridhënien tone, kryesisht ndaj shoqërisë shqiptare, por edhe ndaj partnerëve, donatorëve, stafit dhe vullnetarëve.

Fuqizimi

Ne punojmë që shoqëria shqiptare mund të besojë që me punë dhe këmbngulje, pavarësisht pengesave, ndryshimi mund të arrihet.

si mund t'ju ndihmojmë?

Na kontaktoni ose ejani na takoni në çdo kohë.