E drejta mjedisore dhe e energjisë

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë shoqërohet me kosto të rritura mbi gjendjen e mjedisit. Shumicën e herëve, kostot e degradimit të mjedisit ndjehen nga grupe që nuk arrijnë të gëzojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit. Për shembull, kostot e strategjisë aktuale (ose mungesës së) për hidrocentralet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, do të përballohen kryesisht nga fermerët dhe strukturat e vogla të ekoturizmit që përdorin lumenjtë për bujqësi ose për qëllimet e tyre rekreative.

Lex ferenda, nëpërmjet ekipit të saj të ekspertëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, punon për të garantuar mbrojtje nga ndikimi jo-proporcional i rreziqeve mjedisore mbi grupet të rrezikuara, me një fokus të vecantë në projektet e hidro-energjisë; për të përmirësuar pjesëmarrjen e publikut të interesuar në hartimin e politikave mjedisore dhe të energjisë si dhe për të promovuar aksesin në gjykatë për çështjet mjedisore.

Ne përdorim njohurinë mbi ligjet materiale dhe procedurale për të ndihmuar në arritjen e ndryshimeve pozitive dhe të rëndësishëm në fushën e mjedisit. Në punën tonë, ne promovojmë praktikat dhe projektet që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe “rritje e gjelbër”, me qëllim që brezi i ardhshëm të ketë mundësi të shijojë natyrën dhe peizazhet e bukura të Shqipërisë.

Ne përdorim ekspertizën tone për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për problem kritike mjedisore dhe të energjisë që ndeshen nga Shqipëria. Nismat tona aktuale janë të fokusuara në analizimin e efekteve që hidrocentralet e parashikuara për t’u ndërtuar do të kenë në lumenjtë e Shqipërisë si dhe komunitetet që e kanë jetesën të lidhur me këto lumenj.

Më tej, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian Lex Ferenda ka si qëllim të ndihmojë në analizimin e efekteve që procesi i përafrimit të legjislacionit do të ketë në sektorin e energjisë elektrike me një vëmendje të shtuar në marrëdhënien e tij me mjedisin.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery