Reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë një domosdoshmëri, duke pasur parasysh edhe perceptimin e përhapur në publik se sistemi i drejtësisë nuk ka profesionalizëm, pavarësi, paanshmëri, transparencë dhe se ky sistem vuan nga korrupsioni i rëndë dhe ndikimi i jashtëm në dhënien e drejtësisë.

Parlamenti shqiptar ka ndërmarrë një nismë domethënëse duke reformuar të gjithë sektorin e drejtësisë. Kuvendi formoi një komision ad hoc që punoi në disa cështje të rëndësishme; përgatiti një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen ekzistues të sistemit të drejtësisë; hartoi një dokument strategjik që përcakton objektivat e reformës si dhe hartoi dhe miratoi projektligjet e nevojshme për arritjen e qëllimeve të reformës.

Komisioni, bazuar në punën e një grupi ekspertësh të nivelit të lartë, një sekretariati teknik, dhe disa këshilltarë të jashtëm është sot në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Grupi i ekspertëve ka punuar për më shumë se dy vjet në shtatë shtyllat e reformës dhe përkatësisht; Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese, pushteti gjyqësor, e drejta penale, edukimi ligjor, shërbimet ligjore dhe profesionet e lira, anti-korrupsioni, financimi dhe infrastruktura e sistemit i drejtësisë.

Ekspertët Lex ferenda kanë qenë pjesë e grupeve të punës të ngarkuara për të reformuar sistemin gjyqësor. Puna e këtyre grupeve u finalizua me miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Shqipërisë në korrik 2016 dhe miratimin e disa pjesëve të tjera të rëndësishme të legjislacionit që praktikisht rikonceptoi  sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ne besojmë se procesi i reformës është vetëm në fillim, miratimi i legjislacionit të ri duhet të pasohet nga hartimi dhe miratimi i pjesëve të tjera të legjislacionit parësor dhe dytësor në mënyrë që paketa e reformës të zbatohet plotësisht dhe të garantohet qëndrueshmëria dhe suksesi i saj. Për më tepër, ne jemi fuqimisht të bindur se qëndrueshmëria e reformave do të thotë gjithashtu edhe ndryshim drastik në sjelljen e shoqërisë shqiptare, duke rrënjosur respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe promovuar përgjegjëshmërinë dhe llogaridhënien e të gjithë aktorëve dhe individëve të sistemit të drejtësisë.

Lex ferenda është krenar që është një partner i përkushtuar dhe kontribuues  i procesit të reformës dhe është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj të vazhdueshme në të gjitha nivelet.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery