Reforma e administratës publike

Reforma e Administratës Publike ka qenë gjithmonë një nga prioritetet kryesore të reformave politike në Shqipëri. Një administratë publike e aftë dhe efikase është kusht i nevojshëm për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, të shërbimeve të ofruara qytetarëve dhe cilësisë së jetës në përgjithësi. Megjithatë, jo të gjitha qeveritë janë të afta ta përmbushin këtë sfidë. Shqipëria ka filluar një reformë të administratës publike në vitin 2013 duke miratuar një ligj të ri për nëpunësit civilë. Përveç kësaj, ajo është duke u përpjekur për të forcuar kapacitetet institucionale për zbatimin e ligjit nëpërmjet, ndër të tjera, një baze elektronike të dhënash të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe mjete të tjera të TIK që ndihmojnë në menaxhimin e një trupe të madhe siç është ajo e nëpunësve civilë.

Miratimi i ligjit të ri për shërbimin civil, në vitin 2013, ka hapur një skenar të ri, pasi kjo pjesë e rëndësishme e legjislacionit synon të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për disa probleme serioze të trashëguara nga kuadri i mëparshëm ligjor. Ligji i ri parashikon një proces rekrutimi më transparent dhe konkurrues, promovim të bazuar në performancë, profesionalizëm të shtuar duke krijuar Shkollën Shqiptare të Administratës Publike e cila do të jetë përgjegjëse për trajnimin fillestar dhe atë të vazhdueshëm të nëpunësve civilë. Për më tepër disa procese si transferimi i nëpunësve civilë, pezullimi, largimi nga shërbimi civil dhe procedurat disiplinore janë standardizuar me modelet evropiane.

Lex Ferenda punon për të rritur performancën dhe përqindjen e suksesit të qeverisë dhe njësive të qeverisjes vendore në përzgjedhjen e nëpunësve civil të aftë dhe me dëshirë për të përmbushur pritshmëritë e publikut për shërbime publike cilësore. Në eksperiencën tonë, një rol më aktiv i organizatave të shoqërisë civile i bën institucionet më përgjegjëse në përzgjedhjen e nëpunësve public që përmbushin standardet e kërkuara.

Ne besojmë që administrata publike është shtylla kurrizore e një shtetit të suksesshëm. Ne besojmë në një shërbim civil të hapur dhe transparent si dhe në ndershmërinë dhe efektivitetin e procedurave përzgjedhëse, në rekrutim të bazuar në merita, ndershmëri dhe paanësi politike si dhe në promovimin e profesionalizmit të nëpunësve civil.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery