Shteti i së drejtës dhe aksesi në drejtësi

Shteti i të drejtës është në qendër të të gjitha aktiviteteve të Lex Ferenda. Të gjitha iniciativat e ndërmarra lidhen me një ose me shumë elementë të konceptit të shtetit të së drejtës. Në këndvështrimin tonë, shteti i të drejtës nuk është vetëm kuadri ligjor në fuqi por ka gjithashtu si qëllim të garantojë një drejtësi efektive në respekt të plotë të  të drejtave të njeriut dhe lirive të individëve. Ne jemi krenarë që kontribuojmë në zhvillimin e një sistemi të pavarur të drejtësisë që respekton të drejtat dhe liritë e parashikuara nga Kushtetuta shqiptare dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare.

Ne monitorojmë dhe raportojmë në vazhdimësi për fusha të ndryshme që kanë ndikim në shtetin e të drejtës. Ky monitorim i vazhdueshëm i miratimit të legjislacionit të ri si dhe monitorimi i punës së gjykatave, së zyrave të prokurorisë dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë na ndihmon në përcaktimin e fushave të ardhshme të veprimtarisë si dhe na siguron një mjet i rëndësishëm për të kalibruar dhe personalizuar ndërhyrjet e nevojshme  dhe iniciativat që duhet të ndërmerren.

Një tjetër temë e rëndësishme që lidhet me shtetin e të drejtës dhe për të cilën Lex ferenda është krenare që siguron kontribut është rritja e aksesit në drejtësi në Shqipëri. Lex ferenda ofron ndihmë ligjore pro bono dhe përfaqësim ligjor për individët dhe organizatat e shoqërisë civile. Megjithatë, ne besojmë se aksesi në drejtësi është më shumë se thjesht mundësia për individët “për të shkuar në gjykatë apo të marrin përfaqësim ligjor. Ne mendojmë se akses në drejtësi do të thotë  “e drejta e personit që të marrin zgjidhje për pretendimet e tyre të ligjshme nga organet e sistemit të drejtësisë në vend, në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut”. Ne jemi të bindur se për të përmirësuar aksesin në drejtësi hapi i parë është që individët, sidomos ata në nevojë ose pjesë e grupeve vulnerabël, duhet të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre që garantohen nga legjislacioni në fuqi.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për rritjen e aksesit në drejtësi, Lex ferenda është duke punuar për vënien në dispozicion të publikut të informacioneve ligjor falas. Qëllimi është që informacioni ligjor të hartohet në një gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat e garantuara nga legjislacioni në fuqi si dhe mbi mjetet për gëzimin e këtyre të drejtave. Informacioni ligjor duhet të jetë falas dhe të vihet në dispozicion të publikut përmes fushatave të ndërgjegjësimit në bashkëpunim me organizatat jo fitimprurëse që kanë shtrirje dhe akses në territor, përmes platformave elektronike dhe rrjeteve të shoqërisë civile.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

see our gallery