Trajnim për të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës

Lex Ferenda, Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe EcoAlbania zhvilluan në Përmet trajnimin mbi të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore. Trajnimi ishte konceptuar bazuar mbi një vlerësim të kryer rreth nevojave, aftësive dhe njohurive të OSHC-ve mjedisore për legjislacionin horizontal.

Pjesë e trajnimit ishte dhe një vizitë në terren, pranë HEC-it të Lanagaricës ku u demonstruan metoda praktike të matjes së parametrave të ujit, në ndihmë të OSHC-ve për të lehtësuar proçeset e tyre të monitorimit të VNM-ve.

Ky trajnim është pjesë e projektit HELP-CSO dhe mundësohet financiarisht nga Delgacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit ACHIEVE i zbatuar nga REC Shqipëri.



Lini një Përgjigje