Anketa mbi përgatitjen ligjore të avokatëve të rinjMbështetur financiarisht nga Prezenca e OSBE në Shqipëri

osce
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po zbaton projektin “Rritja e kapaciteteve profesionale të avokatëve të rinj shqiptar” me mbështetjen financiare të Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme. Projekti ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e aftësive praktike të avokatëve të rinj dhe asistent avokatëve me qëllim që të rritet cilësia dhe efiçenca e proceseve civile.

Lex Ferenda u kontraktua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për të kryer një studim mbi nivelin e përgatitjes akademike, arsyetimin ligjor dhe aftësitë praktike të avokatëve të rinj.

detyrat

Lex Ferenda ishte përgjegjëse për:

Hartimin e anketës (duke përfshirë pyetësorët, metodologjinë e mbledhjes së të dhënave dhe analizën e tyre);

Zhvillimin e anketës: 500 intervista me avokatë dhe gjyqtarë duke plotësuar pyetësorin në zonat e përcaktuara të kërkimit;

Analizim statistikor i të dhënave/pyetësorëve;

Hartimi i raportit mbi anketën e zhvilluar. Raporti përmban rekomandime, bazuar në të dhënat e mbledhura, të cilat synojnë të përmirësojnë cilësinë e kurikulave në Shkollën Kombëtare të Avokatisë për avokatët e rinj.

metodologjia

Lex Ferenda hartoi një metodologji e bazuar në teknika sasiore dhe cilësore me qëllim mbledhjen e informacionit të detajuar mbi perceptimin e gjyqtarëve dhe avokatëve për përgatitjen akademike, arsyetimin ligjor dhe aftësitë praktike të avokatëve të rinj.

Pyetësori u hartua edhe në formë elektronike i cili bëri të mundur që të plotësohej nga numri më i madh i mundshëm i gjyqtarëve dhe avokatëve

Hulumtimi u krye në dy faza, duke filluar me mbledhjen e informacionit sasior me anë të pyetësorëve elektronikë dhe duke shkuar drejt përgjigjeve më cilësore me anë të intervistave të drejtpërdrejta. Dy metodat e përdorura ishin:

Faza 1 e hulumtimit – pyetësorët me postë elektronike (e kryer nërmjet survey monkey dhe e shpërndarë nëpërmjet emailit)

Faza 2 e hulumtimi – Intervistat e drejtëpërdrejta

rezultatet

Lex Ferenda ka përdorur teknika sasiore dhe cilësore me qëllim mbledhjen e informacionit të detajuar mbi perceptimin e gjyqtarëve dhe avokatëve për përgatitjen akademike, arsyetimin ligjor dhe aftësitë praktike të avokatëve të rinj.

Nga studimi ka rezultuar që gjyqtarët dhe avokatët me eksperiencë e vlerësojnë performancën dhe përgatitjen e avokatëve të rinj me një mesatare prej 2.8 pikësh, në një shkallë matëse nga 1 deri në 5 pikë.

Një nga çështjet që kishte më shumë nevojë për përmirësime ishte aftësia e avokatëve të rinj për të shkruar akte procedural dhe opinone ligjore. Një çështje tjetër që mori një vlerësim të vogël, dhe për këtë shkak çmohet që ka nevojë për përmirësim ishte puna përgatitore që kryhet për një çështje.

Vlerësimet më të larta në performancën dhe përgatitjen e avokatëve i kanë marrë çështjet të cilat trajtohen gjerësisht në fakultetet e drejtësisë dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, përkatësisht njohuritë akademike mbi të drejtën e punës (vlerësuar me 3.23 pikë), mbi procedurën civile (vlerësuar me 3.08 pikë) dhe të drejtën penale (vlerësuar me 3.07 pikë).

Duke u bazuar në rezultatet e studimit, Lex Ferenda ka propozuar një listë me ndryshime në kurrikulat e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.

Për një listë të masave të propozuara, ju lutem shkarkoni studimin.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

Download study