HELP – CSONjë projekt i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

logo_small-fw_
Shqipërisë i mungon zbatimi i mirë i procedurave të informimit dhe pjesëmarrjes së publikut gjë që ka shkaktuar që organizatat e shoqërisë civile dhe individë të jenë të dobët përkundrejt vendimmarrësve. Kjo është vërejtur veçanërisht në projektet e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion, ku për shkak të mungesës së informacionit ligjor mjedisor dhe mungesës së konsultimit të publikut janë shkaktuar konflikte të shumta me komunitetet që preken nga ndërtimi i tyre.

Për këto shkaqe, Milieukontakt Albania, EcoAlbania dhe Lex Ferenda janë bashkuar me qëllim që të promovojnë zbatimin e legjislacionit horizontal dhe të forcojnë aftësitë e organizatave mjedisore të shoqërisë civile për të garantuar mbrojtjen e interesave të komuniteteve vendore në projekte me ndjeshmëri të lartë mjedisore.

Projekti HELP-CSO mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit ACHIEVE i zbatuar nga REC Shqipëri.

objektivat

SO1: Krijimi i një Grupi Fokus të OSHCve, i fortë dhe i besueshëm për të bashkëpunuar mbi legjislacionin horizontal.

SO2: Rritja e kapaciteteve të OSHCve mbi adresimin e çështjeve në proceset gjyqësore, këshillimin ligjor pro bono dhe përfshirjen e komunitetit.

SO3: Monitorimi i zbatimit të VNMve në projektet e përzgjedhura si më sensitive.

SO4: Përkthimi i gjetjeve në politika konkrete dhe propozime ligjore për autoritetet dhe institucionet qeveritare.

rezultatet

R.1: Krijimi i një Grupi Fokus i OSHC-ve aktiv mbi/për legjislacionin horizontal;

R.2: Rritja e pjesëmarrjes dhe kontributit të OSHC-ve në zhvillimin e drafteve ligjore, rishikimin e politikave dhe projekteve në nivel lokal dhe kombëtar;

R.3: Organizatat komunitare i drejtohen Grupit Fokus për shërbime ligjore dhe procese gjyqësore falas;

R.4: Rritja e të kuptuarit nga ana e publikut dhe e institucioneve e procesit të përafrimit të legjislacionit horizontal;

R.5: Identifikimi i konflikteve në komunitet të lidhura me përdorimin e ujit;

R.6: Propozime konkrete ligjore dhe politikash për institucionet përkatëse.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

Shkarkoni studimin mbi nevojat për trajnime të organizatave mjedisore