Monitorimi i Reformës në Drejtësi

reforma-ne-drejtesi
Sistemi gjyqësor shqiptar perceptohet gjerësisht si i korruptuar. Korrupsioni dhe perceptimi i publikut për korrupsionin e sistemit gjyqësor ndikon thellësisht në ushtrimin e pushtetit gjyqësor dhe rolin e tij në një shoqëri demokratike. Mosfunksionimi i sistemi gjyqësor ka nxitur Kuvendin që, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, të ndryshojë organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në tërësi.Nevoja për reformën në drejtësi

përshkrimi

Reforma në drejtësi shihet gjerësisht nga publiku si zgjidhja e të gjitha problemeve që vijnë si pasojë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike. Megjithatë, përkundër perceptimit të përgjithshëm të publikut, besohet që reforma në drejtësi ka nevojë për një kohë të arsyeshme për të sjellë rezultate të prekshme. Për këtë shkak, krijohet një boshllëk ndërmjet pritshmërisë së publikut që reforma në drejtësi do të përmirësojë qeverisjen, shërbimet që merren nga qytetarët dhe luftën kundër korrupsionit dhe kohës që duhet që reforma në drjetësi të fillojë zbatimin dhe të japë efektet e saj. Ky boshllek duhet të plotësohet, në rast të kundërt publiku do të humbasë besimin që reforma në drejtësi do të sjellë rezultatet e pritshme. Kështu, në rast se publiku humbet besimin në ndryshimet që mund të sjellë reforma në drejtësi, atëhere humbet forca kryesore nxitëse për zbatimin e mire të reformës, pikërisht vëmëndja e publikut. Nëpërmjet kësaj nisme, Lex Ferenda ka si qëllim të mbajë gjithmonë në vëmendjen e publikut zbatimin e reformës në drejtësi, duke e informuar dhe i shpjeguar hapat nëpërmjet të cilat kalon reforma nëpërmjet mjeteve inovative dhe tradicionale të komunikimit.

rezultatet

R.1: Publikimi i artikujve informues mbi ndryshimet që sjell reforma në drejtësi dhe ndikimin e tyre mbi të drejtat e qytetarëve

R.2: Monitorimi i proceseve të reformës dhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve mbi efektivitetin e tyre

R.3: Monitorimi i procesit të vetingut dhe informimi i qytetarëve mbi vendimet që marrin organet e vetingut;

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.

Mësoni më shumë mbi anëtarët e organeve të vetingut