Pjesëmarrja e publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve nga BashkitëKy projekt financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri

Logo idm projekti
Projekti ka si qëllim të jape një kontribut në përmirësimin e politikave dhe procesin e vendimarrjes nga Bashkitë për sa i përket cilësisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës. Projekti zhvillohet në katër Bashki të vogla, përkatësisht, në Urën Vajgurore, Përrenjas, Libohovë dhe Devoll. Deri më sot, vëmendja e aktorëve dhe donatorëve ndërkombëtar dhe kombëtar është përqendruar në njësitë e qeverisjes vendore të mëdha, duke harruar që asistenca është e nevojshme me së shumti në Bashkitë e vogla, të cilat vuajnë nga mungesa e fondeve, burimeve njerëzore dhe mospërfshirja dhe bashkepunimi me shoqërinë civile dhe komunitetet vendore.

Projekti Pjesëmarrja e publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve nga Bashkitë mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit CIVILISC i zbatuar nga IDM.

objektivat

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të japë një kontribut në përmirësimin e politikave dhe procesin e vendimarrjes nga Bashkitë për sa i përket cilësisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Objektivi i parë i posaçëm është që të përmirësojë cilësinë e procesit të hartimit të legjislacionit dhe politikave duke i dhënë organizatave vendore të shoqërisë civile këshilla profesionale mbi teknikat e hartimit dhe komentimit dhe duke i ndihmuar në krijimin e rrjeteve vendore dhe angazhimin në debate mbi çështjet vendore.

Objektivi i dytë i posaçëm është që të rrisë gjithëpërfshirjen e procesit të hartimit të legjislacionit dhe politikave nëpërmjet përgatitjes dhe propozimit për të miratuar udhëzues specifik mbi konsultimin dhe pjesëmarrjen e publikut dhe organizatave të shoqërisë civile.

Objektivi i tretë i posaçëm është që të rrisë transparencën e e procesit të hartimit të legjislacionit dhe politikave nëpërmjet publikimit të projekt akteve të ndryshme, komentet e organizatave dhe procesverbalet e mbledhjeve në mediat vendore.

rezultatet

R1. Përgatitet një raport vlerësimi mbi gjendjen aktuale të procesit të draftimit të politikave dhe publikohet nga mediat vendore.

R2. Përgatiten dhe i dorëzohen për miratim Bashkive udhëzues praktik dhe të qartë mbi procesin e draftimit të politikave dhe legjislacionit.

R3. Përgatitet dhe publikohet një udhëzues praktik mbi pjesëmarrjen e publikut dhe të organizatave të shoqërisë civile në proceset legjislative.

R4. Projekt vendimet, komentet e organizatave të shoqërisë civile si dhe procesverbalet e mbledhjeve botohen në mediet elektronike

R5. Organizatat me bazë komunitare të shoqërisë civile organizohen në rrjete dhe marrin pjesë në debate rreth procesit të hartimit dhe përcaktimit të politikave.

R6. Organizatat e vogla të shoqërisë civile marrin asistencë të vazhdueshme në draftimin dhe komentimin e akteve vendore si politika, vendime dhe rregullore.

how can we help you?

Contact us or drop by our office anytime.